E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi zbulohen 3 baza terroriste

Sherbimi grek i Antiterrorit ka zbuluar tre baza terroriste ku jane konfiskuar nje sasi e madhe armesh dhe lendesh eksplozive ndersa jane arrestuar te pakten 9 persona dhe dhjetera te tjere jane shoqeruar ne rajonet e policise.

Pas 20 dite hetimesh agjentet speciale te policise kane hyre ne pasditen e se shtunes ne nje garazh te nendheshem ne lagjen Nea Smirrni te Athines dhe kane gjetur nje arsenal te madh armesh tre mitraloze shtate pistoleta tre kallashnikove bomba fisheke dhe rreth 50 kg lende eksplozive. Me pas ata kane kontrolluar nje baze tjeter ne Pire dhe nje ne Agrinio. Gjithsej jane kontrolluar 13 shtepi ne te gjithe vendin.

Pas analizave balistike te armeve te gjetura duket se ato jane perdorur nga grupi terrorist Sekti Revolucionar i cili ka marre pergjegjesine per vrasjen e nje polici dhe te nje gazetari investigativ disa muaj me pare.

Por nuk perjashtohet edhe bashkepunimi me organizaten tjeter kriminale Komploti i Celulave te Zjarrit qe ka cuar muajin e kaluar 14 pako bombe ne ambasadat e huaja dhe ne zyrat e disa udheheqesve europiane.

Burime policore thone se priten zhvillime te rendesishme ne asgjesimin e luftes guerrile ne Athine prej ketyre dy grupeve terroriste qe kane filluar veprimtarine e tyre dy vitet e fundit menjehere pas vrasjes se adoleshentit 15-vjecar Aleksandros Grigoropoulos nga nje agjent policie cka ka shkaktuar protesta te dhunshme ne rruget e qyteteve greke .

Diten e hene ne pervjetorin e dyte te vdekjes se tij gjithe policia eshte ne gjendje gadishmerie me friken e protestave te reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›