E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia: Ilir Shtufi do të ekstradohet/ Shteti fqinj jep OK për biznesmenin e lidhur me Shkëlzen Berishën

Ilir Shtufi biznesmeni i kërkuar nga Prokuroria e Posaccme për pastrim parash e trafik droge në nivel ndërkombëtar, do të ekstradohet nga Greqia në Shqipëri. Gjykata greke vendosi të lejojë ekstradimin e tij drejt vendit tonë, si person që dyshohet nga SPAK se i përket një grupi kriminal që merrej me trafik droge.

Mbrojtësi ligjor i Shtufit, Detar Hysi tha për Abcnews se kërkesa për ekstradim u bë nga vetë biznesmeni. Ndërkohë, një media greke publikoi një shkrim në të cilën përcillte se Shtufi e ka kundërshtuar ekstradimin drejt Tiranës, por diccka e tillë u përgënjështrua nga avokati i tij.

Vendimi nuk do të zbatohet menjëherë, pasi procedura parashikon që fjala përfundimtare i takon Ministrit grek të Drejtësisë, i cili do të vendosë nëse do të nënshkruajë ose jo ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Shqipërisë.

Ilir Shtufi u arrestua në muajin qërshor të këtij viti në një hotel në Selanik. Ai është biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, që dyshohet se bashkëpunonte me një grup kriminal duke i pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Shtufi njihet edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë.  Ai Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›