E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia dislokon mijera police ne Athine

Greqia dislokoi sot mijera police ne Athine per te ndalur dhunen gjate nje marshimi vjetor proteste.

Marshimi drejt ambasades amerikane pritet te perfshije demonstrues te zemeruar me masat e rrepta ekonomike te qeverise se perkohshme.

Demonstratat vijne nje dite pasi qeveria fitoi me shumice derrmuese nje votebesim ne parlament.

Votimi mbeshteti perpjekjet e kryeministri te ri Lukas Papadhimos per te zbatuar shkurtimet e  shpenzimeve dhe rritjen e taksave masa te kerkuara nga kreditoret nderkombetare te vendit ne kembim te me shume fondeve nga jashte per qeverine..

Zotit Papadhimos i duhet te marre miratimin e parlamentit per nje marreveshje te re me Bashkimin Evropian. Zyrtaret greke paralajmerojne se vendi perballet me falimentim pa nje financim te ri prej 11 miliarde dollaresh nga paketa e vitit te kaluar.

Protestat e sotme shenojne 38 vjetorin e revoltes studentore qe coi ne rrezimin e regjimit ushtarak diktatorial ne Greqi ne vitin 1973.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›