E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia emëron ambasadorin e ri në Tiranë

Pas përfundimi të mandate të ambasadorit Nicolas Pazios, Greqia ka emëruar ambasadorin e ri në Tiranë. Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Greqisë, Leonidas C. Rokanas, i ka paraqitur dje letrat Kkredenciale Presidentit Bujar Nishani. Ambasadori i ri i Greqisë në Tiranë ka studiuar për Drejtësi ndërsa fillimisht shërbeu në flotën ushtarake ndërsa karrierën në diplomaci e nis në vitin 1982, kur iu bashkua Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme greke. Rokanas në vitin 2006-2010 ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Greqisë në Bashkimin Evropian. Ai ka mbajtur pozicionin e kreut për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sektorin e Zgjerimin. Nga tetori i vitit 2010 deri me 21 dhjetor 2012, ai ka pozicionin e Drejtorit në Departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë në BE. Ndërsa më parë, në vitet 2004-2006, Rokanas, ka shërbyer si shef në Shërbimin Inteligjent të Greqisë. Kurse në vitet 2000-2004, ka mbajtur pozicionin e Konsullit në Këln, Gjemani dhe 1996-2000 ka qenë përfaqësues i përhershëm i Misionit të Greqisë në OKB.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›