Greqia, falimentim apo masa të dhimbshme?
ATHINE - Shkurtime në pagat dhe pensionet, heqje të pagës 13 dhe 14, largime nga puna dhe mbyllje të agjencive shtetërore e publike, janë kërkesat më të ashpra të huadhënësve të Greqisë, të cilat do të shtrohen në tryezën e takimit të tre liderëve politikë me Kryeministrin, ndoshta sot pasdite, dhe vetëm pas pranimit të tyre do të konkludohet me marrëveshjen e kredisë së re, që pritet të parandalojë kolapsin e vendit.
Nga ana tjetër Ministri i Financave Evangelos Venizelos do të informojë Eurogroupin për zhvillimet, nëpërmjet një telekonference.
Eurogroup e shtyu takimin e së hënës për më 8 shkurt, kur presupozohet të jetë arritur marrëveshja e shkëmbimit të bonove PSI, për të cilën kthehet sot në Athinë drejtori i Institutit Ndërkombëtar Financiar Charls Dalaras.
Mbrëmë pas 12 orësh negociata me Trojkën, ministri i Financave Venizelos deklaroi se negociatat për shkëmbimine e bonove, janë pjesa më e lehtë e procesit, duke lënë të kuptohet se vështirësia mbetet tek marrëveshja për kërkesat e saj.
"Pas 12 orësh bisedime të vazhdueshme dhe të vështira me Trojkën për programin e ri të ndihmës, mund t'ju them se kemi zgjidhur disa çështje. Por ka ende çështje kritike lidhur me të ardhmen e vendit dhe popullit grek", tha Ministri i Financave Evangelos Venizelos.
Trojka mbetet këmbëngulëse për çështjen e heqjes së pagës e 13 dhe 14 dhe uljen e pagës minimale. Në të njëjtën kohë Trojka kërkon të reduktojë stafin e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike me 150 000 vetë deri në vitin 2015, të mbyllë ndërmarrje të sektorit publik dhe të ulë pagat.
Zëdhënësi i qeverisë Pantelis Kapsis tha se “qëllimi është për të gjetur një zgjidhje që të ketë sukses”. Ai mohoi skenarët për dorëheqjen e Kryeministrit, duke theksuar se qëllimi është suksesi dhe jo dështimi.
Komisioni Evropian dhe Gjermania dërgojnë mesazhin se “takimi është në ajër për aq kohë sa nuk ka marrëveshje për kërkesat e Trojkës lidhur me paketën e re të ndihmës”.