E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia hakmerret për kishën shqiptare, Janullatos dhe Dule heshtin

KAKAVIJANjë ditë pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha, që dënonte ndërhyrjet greke në çështjet e brendshme të Shqipërisë, Athina ka reaguar në mënyrën e saj të zakonshme, duke mbyllur kufirin për emigrantët shqiptarë. Të mërkurën paradite, pikat kufitare Kapshtica dhe Kakavija kane refuzuar futjen e shtetasve shqiptare qe nuk kanë leje qëndrimi në Greqi. Policia u kërkon çdo shtetasi që do të futet ne Greqi të ketë me vete një garanci prej 1.500 eurosh.

Pala shqiptare vendos reciprocitetin

Pas vendimit të palës greke për të mos lejuar kalimin e shqiptarëve ne dy pikat e kalimit, Kakavijë dhe Kapshticë, pala shqiptare ka vendosur tia kthejë me të njëjtën monedhë asaj greke. Policia kufitare ka vendosur marrëdhënien e reciprocitetit me Greqinë. Ka qenë vetë drejtori i Policisë Kufitare, Admir Abrija i cili e ka bërë të ditur këtë vendim dhe ka urdhëruar të zbatohen procedura reciproke. Ai ka kërkuar qe te mos lejohet te kaloje asnjë shtetas grek nëqoftëse nuk e justifikon kalimin.

Heshtja e Janullatos

E ndërsa kryepeshkopi Janullatos reagoi ashpër për kishën në Përmet, deri tani ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjet në kufi. Duhet theksuar se kisha shqiptare është autoqefale, dhe jo e varur nga Greqia, ndaj do të ishte e logjikshme një reagim i kryepeshkopit. Por edhe Vangjel Dule që mbron të drejtat e njeriut në Shqipëri, nuk ka bërë asnjë deklaratë për dhunimin e të drejtave të njeriut që po iu bëhen emigrantëve shqiptarë në kufirin me Greqinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›