Greqia i lë “targën” Anglisë, Austria show ndaj Norvegjisë, Maqedonia e Veriut blindon vendin e parë

Anglia ringrihet dhe fiton, Greqia përgjigjet dhe nuk e lëshon vendin e parë.
Dueli në distancë në grupin B2 mes këtyre dy kombëtareve për vendin e parë vazhdon edhe pas ndeshjeve të katërta në grupet e Ligës së Kombeve.
Britanikët u shokuan pak ditë më parë nga Greqia në shtëpinë e tyre, u reflektuan dhe iu rikthyen shpejt suksesit duke mundur Finlandën 3 me 1 në transfertë.
Golat u shënuan nga Grilish, Trent Aleksandër Arnod dhe Rice. Goli i futbollistit të Liverpulit në mënyrë të veçantë ishte special.
9 pikë për Tre Luanët, të dytët me 3 pikë diferenca nga Greqia e cila udhëheq me pikë të plota 12.
Grekët fituan në shtëpi kundër Irlandës. Bakasetas fillimisht zhbllokoi shifrat dhe pastaj Mantalos i dhënë jetës festes së Greqisë.
Një tjetër fqinj i yni, Maqedonia e Veriut është gjithashtu në një moment shumë të mirë.
Ata udhëheqin bindshëm grupin C4 me 10 pikë, pasi mundën në ndeshjen direkte për kreun, rivalin kryesor Armeninë 2 me 0 në fushën e këtyre të fundit.
Miovski dhe shqiptari Isnik Alimi i dhanë fitoren e çmuar Maqedonisë së Veriut e cila ka 6 pikë më shumë tani në raport me Armeninë dhe Letoninë.
Mjaft interesant grupi B3, pasi tanimë janë tre pikë me nga 7 pikë në garë për kreun. Meritë e Austrisë e cila shkatërroi me një rezultat spektakolar 5 me 1 Norvegjinë e Erling Haland.
Arnautovic hapi mbrëmjen me një gol spektakolar, por nordikët barazuan në fund të pjesës së parë me Alejksander Sorlot. Pjesa e dytë ishte një shoë e vendasve, të cilët shënuan katër gola me Arnautovic sërish pastaj Linhart, Pish dhe Gregorish./vizionplus.tv