Greqia i ngushton lakun Papandreut, bën gati akuzën për ministrin që fshehu listën e milionerëve
Hetimi parlamentar për Listën “Lagarde”, që zbardhte emrat e milionerëve grekë që kishin pastruar para, po ndalet tek Papakostandinu, ish-ministri i financave që trukoi disa prej emrave kryesorë të listës, por analistët thonë se kërkesa është një përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia liderin e tanishëm të PASOK, Evangjellos Venizellos
Disa ekspertë thanë se një rekomandim i komitetit parlamentar për të paditur ish-Ministrin grek të Financave Jorgo Papakonstantinu me akuza penale lidhur me skandalin e Listës Lagard është përparim në luftimin e korrupsionit në Greqi, por të tjerë e shohin atë si përpjekje qeveritare për të ngushtuar rastin. Komiteti rekomandoi akuzimin e Papakonstantinut për prishjen e një dokumenti, shkeljen e detyrës dhe shkeljen e detyrës, një krim që mban një maksimum burgim të përjetshëm po të dënohet. "Kjo tregon se qeveria është e vendosur të hedhë dritë mbi gjithçka", tha Antonis Klapsis, kreu i kërkimit në Institutin “Konstandinos Karamanlis për Demokracinë” në Athinë. "Nuk është e zakonshme në Greqi të kesh ish-ministra të akuzuar për ndonjë gjë". Komiteti sugjeroi gjithashtu se ligjvënës nga koalicioni qeverisës i vendit, Konservatorët e Demokracisë së Re e Socialistët e PASOK-ut, konspiruan për të mbuluar rolin e ish-Kryeministrit Jorgo Papandreu dhe Evangelos Venizellosit, që tani është udhëheqës i PASOK-ut si dhe zëvendës/kryeministër e ministër i jashtëm. Papakonstantinu, ministri i financave i vendit nga tetori 2009 në qershor 2011, mbikëqyri raundin e parë të masave shtrënguese të urdhëruara nga huadhënësi ndërkombëtarë në shkëmbim për paketat shpëtuese. Ai i ka mohuar keqbërjet. Hetimi nisi pasi u zbulua se emrat e tre kushërinjve të Papakonstantinut ishin hequr nga një listë e grekëve me llogari bankare të fshehtë në Zvicër. Vitin e kaluar Ministri i Financave Janis Sturnaras mësoi se ekziston një listë e 2,062 grekëve me 1.5 miliardë euro në depozita në degën e HSBC të Gjenevës. Venizellozi më pas dha një kopje të listës në një çip pasi Papakonstantinu tha se pajisja origjinale e ruajtjes, e dhënë atij nga Ministrja e Financave e atëhershme e Francës Kristinë Lagard më 2010, ishte zhdukur nga zyra e tij. Kur zyrtarët francezë dhanë listën origjinale, u zbuluan emrat e të afërmve të Papakonstantinut që mungonin. Dy janë akuzuar me evazionin fiskal të 4.43 milionë eurove në taksa të prapambetura. Rasti i Papakonstantinut është parë si një shenjë se qeveria e Kryeministrit Antonis Samaras, kreu i Demokracisë së Re, është e ashpër ndaj korrupsionit. Por disa ekspertë thanë se Samarasi po përpiqet të mbrojë Venizellosin dhe të tërheqë vëmendjen nga masat shtrënguese. Klapsis vuri në dukje hetimin në vazhdim të një ish-zyrtari tjetër të PASOK-ut dhe një kohë ministër i mbrojtjes, Akis Xohaxopulos, për akuza të pastrimit të parave dhe dënimet me burgim të përjetshëm dhënë ish-Kryebashkiakut të Selanikut Vasilis Papageorgopulos, një politikan i Demokracisë së Re. "Kemi patur më shumë përparim në 12 muajt e fundit sesa në 30 vitet e mëparshme," tha ai.
Por Stratos Georgulas, një profesor i sociologjisë dhe kriminologjisë në Universitetin e Egjeut në ishullin Lesbos nuk është dakord. "Ky [rast i Papakonstantinut] po bëhet shembull i një njeriu dhe jo i luftimit të korrupsionit në shoqërinë greke," tha për SETimes. "Ka pikëpyetje për Venizellosin e Papandreun, por shumica donte të ngushtonte rastin te vetëm Papakonstantinu sepse po përpiqeshin të gjenin objektivin më të lehtë". Akuzat do të "jepeshin për t’i shërbyer interesave politike," tha Papakonstantinu përpara votimit të komisionit. Pasi u bënë akuzat, Papandreu tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për Listën Lagard dhe Venizellos tha se nuk veproi ndaj saj sepse vinte nga të dhëna të vjedhura nga banka, megjithëse Lagard tha se vendet e tjera e kishin përdorur informacionin rreth shtetasve të tyre për të ndjekur shmangësit nga taksat. Lista ende nuk është kontrolluar përtej kushërinjve të Papakonstantibut për mashtrime të mundshme. Efi Lambropulu, një profesore e sociologjisë dhe kriminologjisë në Universitetin Panteion të Athinës, tha se çështja ka qenë një cirk politik. "Në qoftë se partitë me të vërtetë donin të gjenin të vërtetën rreth gjendjes së ndërlikuar, duhet të punonin në mënyrë të dallueshme pa bërë skandale dhe pa marrë nëpër gojë," tha ajo për SETimes, duke shtuar se "parimi i para-pranimit të pafajësisë vepron shumë përzgjedhtazi" në Greqi. Disa ekspertë mendojnë se Lista Lagard ka qenë e vështirë për qeverinë sepse përforcoi besimin e shumë grekëve se elita e pasur e vendit po u shpëton sakrificave gjatë një krize ekonomike që ka parë shkurtime të mëdha të pagave, rritje të taksave dhe ulje të pensioneve për punëtorët, të moshuarit dhe të varfrit. Xhon Nomikos, kreu i Institutit Kërkimor të Studimeve Evropiane e Amerikane në Athinë, lëvdoi përpjekjen për të goditur atë që e quajti lojëra statistikore lidhur me masat shtrënguese dhe krizën. "Qeveria duhet të jetë më e ashpër lidhur me politikat kundër korrupsionit për shkak se masat financiare që ata njoftojnë këtë duken si çdo javë," tha ai. "Ata përpiqen të blejnë kohë pa pasur asnjë pasojë. Ata duhet të gjejnë të vërtetën, por në Greqi kjo do kohë".