Greqia me syte nga Kina

Ai mberriti ne kryeqytetin grek i shoqeruar nga tete ministra drejtori i Bankes Qendrore te Kines dhe shume biznesmene.
Pas nje takimi me kryeministrin grek Papandreu dy udheheqesit dhe ministrat perkates kane nenshkruar rreth 11 marreveshje dypaleshe kryesisht ne fushen e ekonomise dhe tregetise qe perfshijne midis te tjerash ndertimin e nje qendre tregtare me vlere 150 milione euro si dhe zgjerimin e kompanise Cosco edhe ne portin e Selanikut nje investim qe pritet te kaloje vleren e 500 milione eurove.
Jam i bindur se me viziten time ne Greqi marredheniet tona dypaleshe dhe bashkepunimi ne sektore te ndryshem do te zhvillohen me shume eshte shprehur Jiabao.
Gjithashtu grupi qeveritar kinez i jep rendesi te madhe portit te Pireut te cilin synon ta shnderroje ne nje porte hyrjeje ne Europe per mallrat nga Kina. Ajo cka eshte komentuar si nje vote besimi qe i jep Kina Greqise ne kete periudhe krize eshte blerja nga ana e Pekinit te bonove greke te thesarit ashtu sic ka deklaruar kreyministri kinez.
Falenderoj nga zemra kryeministrin per fjalet e tij te mira. Ne gjithashtu shpresojme per perforcimin e ketyre marredhenieve qe jane ne nje nivel te kenaqshem tha Papandreu.
Diten e diele Uen Xhiabao do te takoje presidentin e vendit Karolos Papulias do te mbaje nje fjalim ne parlamentin grek ndersa stacionet e ardhshme te turit te tij ne Europe jane Italia Belgjika dhe Turqia.