E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia merr këstin e shpëtimit nga ndërkombëtarët

Greqia ka kaluar një tjetër pengesë në programin e saj të shpëtimit, duke siguruar këstin e ardhshëm të fondeve shumë të nevojshme për vendin.

Kësti që kap shifrën e  6.8 miliardë  euro  do të vijë nga Trojka e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.  Pavarësisht  dritës jeshile kritikat për programin ereformave Greqisë ishin të shumta.

Kreditë janë të kushtëzuara për Greqinë e cila që duhet të bëjë përparim me programin e saj të reformës së sektorit publik.

Kreditorët e Greqisë kanë paralajmëruar se reformat janë shumë prapa , veçanërisht privatizimi i aseteve shtetërore. Para takimit të ministrave të financave, inspektorët ndërkombëtarë të borxhit arritën një marrëveshje me Athinën për pushimin nga puna të mijëra punonjësve të sektorit publik deri në fund të këtij viti, si shkëmbim për lëshimin e këstit të ri të huasë.

Por reformat kanë shkaktuar zemërimin shumë në Greqi. Rreth 25.000 nëpunës civilë  që do të largohen nga puna  kanë dalë në rrugët e greqisë.  Kjo masë për largimin nga puna  pritet të shtojë normën e  papunësisë e cila tashmë qëndron në 27%.

Ndërkohë, mijëra punëtorë grekë komunale dhe mësuesit e shkollave dolën në rrugët e Athinës të hënën në një protestë të zhurmshme kundër shkurtimeve në sektorin publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›