Greqia në gjendje të jashtëzakonshme nga zjarret
Forca të shumta të zjarrfikësve, avionë të posaçëm për shuarjen e flakëve si dhe reparte të tjera të specializuara për emergjencat civile janë angazhuar për të parandaluar që flaket t’i afrohen zonave të banuara.
Flakët të ndihmuara edhe nga erërat e fuqishme, të cilat shpesh herë ndërrojnë edhe kahun, kanë krijuar një front të zjarrtë prej mëse 10 kilometrash dhe qielli i Athinës është mbuluar nga tymi.
Ajo që për momentin po frikëson më shumë organet greke është se zjarret janë drejtuar Pendelit, zonës pyjore afër Athinës që konsiderohet mushkëria e kryeqytetit.
Ndërkohë që situata është alarmante edhe në disa zona të tjera të vendit. Vatra të mëdha zjarresh ka edhe në Maratone dhe Varnava ku janë transferuar nga reparti ushtarak disa sisteme kundërajrore për arsye sigurie.
Zjarre jashtë kontrollit janë pikasur edhe në disa ishuj të Egjeut ku vatra më e madhe regjistrohet në ishullin e Zaketos.