Greqia në luftë me flakët

Greqia ka hyrë në ditën e tretë në luftën me flakët. Ato ka pushtuar pothuajse të gjithë zonën përreth Korinthit dhe tymi është përhapur dhe në ishujt pranë.
Disa pamje të publikuara nga CNN Greece, tregojnë atë çfarë ka lënë zjarri në disa zona pas shuarjes së tij. Më së shumti ato janë banesa të shkatërruar pothuajse plotësisht duke lënë vetëm hi dhe mbeturina.
Aktualisht, 278 zjarrfikës po operojnë në zonë me 89 automjete, 10 grupe këmbësorësh, automjetin special të Brigadës së Zjarrit, qendrën e lëvizshme të operacionit “Olympus”, 12 aeroplanë dhe 2 helikopterë që vazhdimisht hedhin ujë, si dhe 1 helikopter të koordinimit të Brigadës së Zjarrfikësve.
Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit vullnetarë dhe pajisjet e ndërtimit po ndihmojnë në përpjekjen për të shuar zjarrin. Puna e brigadës së zjarrfikësve koordinohet nga shefi i Brigadës së Zjarrfikësve, Gjeneral Lejtnant Stefanos Kolokouris.