E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia ne prag te falimentit

style=positionrelativez-index2>

Ka para edhe per 50 dite - deklaroi ministri i Financave Papakostandinu per ta perforcuar apelin e tij komisionerja greke ne Komisionin Evropian Dhamanaqi deklaroi se skenari i largimit te Greqise nga euroja ndodhet tashme ne tavoline sikurse edhe metodika e saj.

Situata ne Greqi duket se eshte ne pozicionin me te keq qekur nisi kriza ekonomike. Kete here vendi fqinj rrezikon realisht falimentimin ne fund te qershorit teksa FMN-ja duket se nuk eshte e gatshme te jape kestin e peste te kredise ndaj Greqise. Ka para edhe per 50 dite - deklaroi ministri i Financave Papakostandinu per ta perforcuar apelin e tij komisionerja greke ne Komisionin Evropian Dhamanaqi deklaroi se skenari i largimit te Greqise nga euroja ndodhet tashme ne tavoline sikurse edhe metodika e saj.

FMN-ja refuzon te jape kestin e radhes pasi masat e ndermarra nga Greqia nuk duket se arrijne realizimin e objektivit per uljen e deficitit buxhetor dhe te nivelit te huas se jashtme nderkaq pas saj duket se rreshtohen si Gjermania Holanda dhe Finlanda ashtu edhe shume vende te tjera te BE-se.

Nje konsensus politik ne Greqi per te arritur nje marreveshje te re mund te ishte nje zgjidhje por opozita e Demokracise se Re refuzon duke e cilesuar kete nje tragjedi per Greqine. Demokracia e Re propozon referendum per marrjen e masave te reja ndersa duket se PASOK ne qeverisje eshte e gatshme per bashkeqeverisje me te gjitha partite politike per te tejkaluar hendekun.

Ne prag te falimentit

Nese Greqia dhe Treshja nderkombetare e FMN-se BE-se dhe BQE-se nuk arrijne ne nje marreveshje per te mundesuar arritjen e disa qellimeve per mbulimin e hendekut ekonomik qe ka buxheti grek atehere FMN-ja ne baze te statutit te vete nuk do te jete e mundur te vijoje financimin e Greqise - ishte bomba e paralajmeruar nga Karolin Atkinson zedhenese e Fondit Monetar Nderkombetar.

Greqia po has veshtiresi tashme per marrjen e kestit te peste te borxhit ne fund te qershorit. Vete Fondi Monetar Nderkombetar ka deklaruar se per ceshtje teknike mund te mos kontribuoje ne kete kest cka do te sjelle edhe anulimin e tij teksa Bashkimi Evropian nuk mund te mbuloje pagesen e FMN-se.

Zhan Klod Junker drejtuesi i Eurogrupit deklaroi tre dite me pare se nese evropianet marrin vesh se FMN nuk do te marre pjese ne kestin e 29 qershorit atehere FMN pret nga evropianet qe te marrin rolin e FMN-se dhe te paguajne pjesen e mbetur te kestit megjithate shtoi se dicka e tille nuk eshte e mundur pasi ne disa parlamente si ne Gjermani Finlande Holande dhe gjetke nuk ekziston deshira per dicka te tille.

Por konkretisht cfare do te thote kjo per Greqine Ministri i Financave i vendit fqinj Jorgo Papakostandinu deklaroi dy dite me pare se ne llogarine e shtetit ka edhe 50 dite paga duke vendosur alarmin se nese nuk do te jepet kesti i radhes nga FMN dhe BE atehere Greqia do te detyrohet te ndaloje pagesat e brendshme dhe te jashtme qe me pak fjale do te thote falimentim.

Situata e krijuar rreth Greqise duket e zymte teksa deklaratat e ardhura nga Fondi Monetar Nderkombetar jane te njekohshme me pakenaqesine e vendeve anetare te BE-se per mosmarrje te masave me te rrepta nga ana e shtetit grek.

Kryeministri holandez Mark Rute deklaroi se nese FMN nuk do te jape kestin e vete as Holanda nuk do ta kryeje nje veprim te tille.

Rikthim ne dhrahmi

Deklaratat e renda rreth ekonomise se Greqise nuk vijne vetem nga zyrtare te huaj por edhe vete nga zyrtaret greke. Komisionerja greke ne Komisionin Evropian Maria Dhamanaqi deklaroi per here te pare se skenari i rikthimit te Greqise tek dhrahmia eshte ne tavoline dhe tha se ekziston nje dileme e qarte sipas te ciles ose do te pranohen sakrifica te forta ose do te rikthehet Greqia tek dhrahmia.

Arritja me e madhe e Greqise se pasluftes euroja dhe rruga evropiane e vendit jane ne rrezik. Skenari i largimit te Greqise nga euroja ndodhet tashme ne tavoline sikurse edhe metodika e saj. Jam e detyruar te flas hapur. Kemi pergjegjesine historike te shohim qarte dilemen ose biem dakord me huadhenesit tane ne nje program sakrificash te renda me rezultat te marrim persiper pergjegjesite tona per te kaluaren tone ose rikthehemi tek dhrahmia. Te gjitha te tjerat jane dytesore ne kushtet e sotshme - tha Dhamanaqi.

Nje rikthim i mundshem i Greqise te dhrahmia do te thoshte nje rrezik i madh per Greqine. Rikthimi te dhrahmia do te ndodhe vetem nepermjet falimentimit qe do te thote se monedha e re tashme do te sillte nje spirale inflacioni te atij niveli qe do te demtonte per dekada ekonomine e vendit fqinj. Ne kete situate duket se problematika kryesore ka te beje se pari me politiken greke.

Trojka nderkombetare pret politika kombetare nga Greqia te mbeshtetura si nga shumica ashtu edhe nga opozita. Ne kete aspekt ajo ka kerkuar masa te marra me konsensus qe do te mundesonin rritjen e masave ndaj ekonomise greke me sakrifica per qytetaret por qe do te ishin te sigurta ne te ardhmen. Per kete trojka kerkon edhe ndihmen e opozites greke qe mund te jete neser ne poziten e qeverise e qe nese kthen pas keto masa do te thoshte fundi ekonomik i Greqise.

Masa te reja

Pershpejtim i programit te cshtetezimeve dhe shfrytezim i pasurise se patundshme te shtetit te nje kuote prej 50 miliarde eurosh deri ne vitin 2015 qe do te mbeshtese zhvillimin dhe do te reduktoje deri 20 borxhin publik por do te ule mjaft edhe shpenzimet vjetore per kamatat - deklaroi zedhenesi i qeverise Jorgos Petallotis per vendimin e marre ne Keshillin e Ministrave gjate kesaj jave dhe permendi shitjen e plote dhe direkte te pjesemarrjes se shtetit ne 5 kompani te medha si telekomi dhe portet e Pireut dhe Selanikut.

Njekohesisht u vendosen masa shtese nje cunam masash fiskale sic thuhet per vjeljen e 6 miliarde eurove per vitin 2011 dhe sigurimin e 22 miliarde eurove deri ne vitin 2015 kur deficiti parashikohet te jete ulur ne 1 dhe te jene krijuar tepricat e para prej 6 per fillimin e shlyerjes se borxhit. Burimet gazetareske flasin per nje mbledhje qeveritare te stuhishme te mbajtur ne sfondin e informacionit dramatik se arkat e shtetit kane para deri ne fund te korrikut. Nuk do te ligeshtohemi dhe nuk do te leme vendin te falimentoje ishte apeli dramatik i vete kryeministrit Papandreu drejtuar ne radhe te pare ministrave te tij.

E nderkaq koha rrjedh mbrapsht deri ne 28 qershor kur do te merret vesh perfundimisht nese edhe kete here Greqia do te mund ti mbijetoje afatit te kestit apo do te shkoje drejt falimentimit te saj te gjashte...

Konsensusi veshtire te arrihet

DW

Kryeministri Papandreu ka kerkuar nje konsensus kombetar mundesisht sa me te madh para se te shpalle programin afatmesem 2012-2015 te strategjise financiare te diskutuar ne nje mbledhje dramatike 6-oreshe te Keshillit te Ministrave.

Nuk eshte ora per fjale boshe eshte ora te biem dakord te gjithe mbi nje program qe do te kete per rezultat uljen e ketyre deficiteve dhe daljen e Greqise nga kriza - ishin fjalet e kryetares se Aleances Demokratike Dora Bakojani tek e cila Papandreu gjen nje aleate te vyer ne keto momente te veshtira per qeverine e tij. Gatishmeri te ngjashme me ish-ministren e Jashtme Bakojani te fraksionuar muaj me pare nga partia e djathte e Neo Demokracise tregon edhe partia nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor e Jorgos Karaxhaferis qe sipas anketimeve nderkohe ka humbur dhe nje pjese te elektoratit se mbeshtet Memorandumin.

Por jo edhe te opozita e djathte e Neo Demokracise mbeshtetja e se ciles eshte kapitale per paqen sociale por edhe aprovimin ne parlament te nje memorandumi te dyte me trojken per livrimin e transhit te peste prej 12 miliarde eurosh por edhe te kredise se re prej 60 miliarde eurosh kur e majta shprehet kategorikisht kunder. Themi jo mbeshtetjes ndaj nje recete qe eshte provuar si e gabuar - theksoi kreu i partise Andonis Samaras qe nderkohe kujton se ashtu si ka vepruar deri me sot do te mbeshtese cdo mase te dobishme per ekonomine dhe vendin.

Konsensusi politik veshtire se do te arrihet ne Greqi. Jo aq per rrezikun sic thuhet dhe nga analiste serioze qe te coje ne shfuqizim te rolit institucional te opozites i cili duhet te jete ai i oponentit dhe jo i bashkepunetorit me qeverine.

Ne qofte se do te kishte propozime te qarta do te mund te kishte edhe marreveshje te qarta. Qeveria here thote njeren here thote tjetren here premton njeren here tjetren tregohet e pavendosur. E gjithe kjo gjeneron nje klime konfuzioni dhe nuk eshte e mundur qe opozita ti ofroje trarin e shpetimit qeverise - thote analisti Tasos Papas i intervistuar nga agjencia gjermane DW. Ne kete kuptim mungesa e kredibilitetit qeveritar eshte ndoshta problem po aq i madh sa mungesa e konkurrences se ekonomise per Greqine e krizes se thelle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›