Greqia nuk heq dorë nga kërkimet për naftë në detin Jon
Athina zyrtare nuk heq dorë nga mundësia për të kërkuar naftë dhe gaz në ujërat e saj, por edhe në detin Jon, si një mënyrë për të dalë nga kriza ekonomike ky është zytur vendi.
Çdo gjë është përgatirur dhe po ecën me ritmin e duhur, njoftojnë mediat greke, duke cituar një studim ku thuhet se mundësia për të gjetur naftë nga kërkimet në jug të Kretës dhe në detin Jon është mbi 80%.
Qeveria e kryeministrit Antonis Samaras vlerëson se me këtë projekt do të mund të nxjerrë vendin nga kolapsi dhe kërkohet që çështjet e hapura me shtetet fqinje për delimitimin e zonave detare të mbyllen sa më shpejt për të krijuar një klimë të përshtatshme politike dhe ekonomike, raporton Ora News.
Studimi i kryer nga tre ekspertë të fushës Ilias Konofago, Antoni Foscolo dhe Nikos Ligeros, tregon se nga depozitat e gazit natyror që gjenden në jug të Kretës përfitimet mund të arrijnë 1, 3 trolion dollar.
Vendburimet e naftës dhe të gazit natyror janë bërë shkak për hapjen e debatit mes Shqipërisë dhe Greqisë për caktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Pakti detar mes kryeministri Sali Berisha dhe atij grek Kostas Karamalis u rrëzua nga gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, si antikushtetuese, ndërsa prej kohësh ka pasur interpretime të ndryshme për kufirin detar mes dy vendeve.