Greqia rihap ambasadën e saj në Kiev

Greqia do të rihapë ambasadën e saj në Kiev. Lajmi është njoftuar nga Ministria e jashtme greke.
Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e jashtme greke, bëhet me dije se ambasada në Kiev do punojë vetëm me personelin kryesorë ndërsa Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Odesa do të punojë si zakonisht për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme për qytetarët dhe emigrantët grekë në Ukrainë.
Sipas CNN, Manolis Androulakis, i cili ishte konsull i përgjithshëm i Greqisë në Mariupol, është emëruar në krye të ambasadës në kryeqytetin ukrainas.
/rtsh.al/