E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia sërish në grevë për masat e kursimit


Punëtorët grekë do të ndërpresin sot punën, për herë të dytë brenda tre javësh, në shenjë proteste ndaj masës së re të shkurtimeve të pagave dhe pensioneve.

E zhytur në rënien më të keqe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, Greqia po përgatit shkurtime në vlerë prej 11.5 miliardë eurosh për të kënaqur “Trojkën”, Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe FMN-në- dhe të sigurojë këstin e ardhshëm të pakos së shpëtimit në vlerë prej 130-miliardë eurosh.

Shumica e bizneseve dhe sektori publik pritet t`i bashkohet grevës 24 orëshe.

Anijet do të qëndrojnë në port, transporti publik i Athinës do të ndërpritet dhe spitalet do të punojnë vetëm në rastet e emergjencës, ndërsa zyrat publike, ministritë përfshirë edhe furrat e bukës do të mbyllen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›