Greqia sot ne greve, Parlamenti voton paketën e masave
ATHINE- Sindikatat do të dalin sërish sot në shesh për të protestuar kundër masave të qeverisë për të reduktuar borxhet. Sindikata e punës PAME dhe dy sindikata të tjera, ajo e punonjësve të administratës dhe ajo punonjësve të sektorit privat kanë paralajmëruar sot për një grevë kombëtare 24 orëshe. Manifestimet janë në program të zhvillohen në qytetet kryesore të Greqisë.
Protestat synojnë të ndalin parlamentin për të votuar paketën e masave shtrënguese të miratuara nga qeveria e Papandreut dy ditë më parë. Me kursime dhe rritje të tatimeve në shumë të përgjithshme prej 4,8 miliardë eurosh, qeveria greke kërkon të rifitojë besimin e tregjeve financiare dhe të shpëtojë vendin nga falimentimi shtetëror.
Ndërkaq kryeministri Jorgos Papandreu theksoi se nuk do të kërkojë para në takimin e tij të sotëm me kancelaren gjermane Angela Merkel. Vendi i tij ka nevojë më tepër për ndihmë nga BE-ja në mënyrë që të marrë kredi me kushte më të favorshme në tregjet financiare, tha Papandreu për gazetën "Frankfurter Allgemeinen Zeitung". Pa këtë mbështetje politike kriza e Greqisë mund t'i kushtojë shumë shtrenjtë gjithë Evropës.
Ne Athine mbrëmë protestat kanë përfunduar në përleshje të dhunshme mes policisë dhe sindikatalistëve. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat para Parlametit dhe para zyrës së BE-së në Athinë. Protestuesit, madje kanë djegur flamurin e BE-së, ndërsa nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.
(s.g/BalkanWeb)