Greqia, sot në provim para BE-së
BRUKSEL-Greqia duhet t’i dorëzojë Bashkimit Evropian raportin me masat dhe afatet konkrete për të përballuar krizën e shkaktuar nga defiçiti i thellë buxhetor.
Në takimin e djeshëm të ministrave të financave të vendeve të eurozonës, drejtuesi i takimit, kry,eministri i Luksemburgut, Zhan Klod Xhanker theksoi:“Mesazhi për tregjet është se nuk do të ketë në çdo rast mbështetje për Greqinë. Greqia do të ndihmohet nëse kjo është e nevojshme. Nuk besoj se do të nevojitet, por duhet të vendosim mbi instrumentat”, tha Xhanker.
Në këtë formë Ministrat e Financës së vendeve të eurozonës nuk kanë rënë dakord për të ndihmuar konkretisht Greqinë me ndonjë paketë shpëtimi, në menyre që ky vend të tejkaloje krizën e thellë të deficitit buxhetor. Pas disa orësh bisedimesh të ngjeshura deri në mesnatën e djeshme, Ministrat e Financave të BE kanë rënë dakord vetëm për një mekanizëm që do i lejonte ta ndihmonin Greqinë. Mekanizmi në fjalë do të aktivizohet vetëm në rast se Greqia është e paaftë të financojë veten nëpërmjet masave shtrënguese.
Komisioneri për cështje monetare Oli Rehn ka deklaruar se ka edhe vende të tjera që kanë deficit te larte buxhetor dhe problemi duhet pare ne teresi si kercenim per euron.
Vendimi final për Greqine do të merret në takimin e Këshillit Europian qe mblidhet javen që vjen me 25-26 mars. Qeveria e kryeministrit grek Jorogs Papandreu ka nisur te zbatojë një plan për të reduktuar gjithsej 4.8 miliare euro nëpërmjet taksave dhe ngrirjes së pagave, të cilat kanë nxitur zemërim mbarëpopullor në Greqi.
(d.b/BalkanWeb)