Greqia urdhëron mbylljen e shkollave pasi dhjetëra tërmete tronditën ishullin e famshëm Santorini

Shkollat në ishullin turistik grek të Santorinit do të qëndrojnë të mbyllura të hënën pasi dhjetëra tërmete të vogla tronditën rajonin, njoftuan autoritetet e mbrojtjes civile.
Zyrtarët qeveritarë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias, urdhëruan lëvizjen pas një sërë lëkundjesh në det rreth Santorinit dhe ishujve përreth, vendi i një prej shpërthimeve më të mëdha vullkanike në histori, shkruajnë mediat e huaja.
Atje, siç raportojnë mediat, janë regjistruar dhjetëra tërmete të vogla dhe më i forti deri tani ishte me magnitudë 4.6 ballë.
Të dielën, tërmete me magnitudë 4.1 dhe 4.5 kanë tronditur rajonin, sipas Departamentit të Gjeofizikës të Universitetit të Athinës.
Atij i kanë paraprirë 11 tërmete të tjera brenda pak orësh.
Autoritetet thanë se tërmetet janë për shkak të aktivitetit tektonik dhe jo vullkanik, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës.