E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e ish të përndjekurve, tre grevistë në gjendje të rëndë

Ndërsa ish të përndjekurit politik vijojnë ditën e 22-të të grevës së urisë gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet.
 

Tre grevistët Llazi Koçi, Besim Valteri dhe Fatmir Lloshi kundërshtojnë dërgimin në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
 

Ndërkohë kordinatori i grevës Skënder Tufa i bëri sërish apel qeverisë të negociojë me ish të përndjekurit për plotësimin e kërkesave të tyre.
 

“Ndërhyrja e BE dhe SHBA na entuziazmoi dje për problemin, edhe Presidenti Nishani mbështeti grevistët. Qeveria hesht, gjendja e grevistëve është rënduar. Bëjmë apel që të kthehet greva në normalitet. Të vazhdojmë bisedimet, të zgjidhen problemet tona”, tha ai.

Ai ka theksuar se kanë marrë premtim edhe nga Avokati i Popullit për zgjidhjen e problemit por ende nuk është bërë ndonjë hap konkret në lidhje me këtë.

Ndërkohë ish të përndjekur të tjerë nga rrethe të ndryshme të vendit kanë mbërritur sot në kryqytet për të mbështetur grevistët.

Grupi i ish-të përndjekurve prej 22 ditësh është ngujuar në grevë urie duke kërkuar dëmshpërblimin dhe një sëri kërkesash të tjera që pretendojnë se janë lënë në harresë nga shteti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›