Greva, në spital deputetja Ermonela Felaj

Deputetja e qarkut të Beratit, Ermonela Felaj ka ndërprerë grevën e urisë për shkak se gjendja e saj shëndetësore është rënduar së tepërmi.
Ka shkuar në 50 numri i grevistëve që janë dërguar në spital për shkak të kushteve të vështira shëndetësore.
Në orët e para të mëngjesit, Agim Seva nga Lushnja u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", për një kurim më të specializuar.
Pas mesdite, u detyrua të lërë grevën e urisë edhe grevistja Flora Hasanaj, 45 vjeç për shkak të rëndimit të kushteve shëndetësore.
Protesta ka hyrë në ditën e saj të 17-të.