E Diel, 1 Nëntor 2026

Grevat i kushtojne Frances 400 mln euro ne dite

Grevat e punonjesve franceze kunder reformes se pensioneve po i kushtojne Frances deri ne 400 milione euro ne dite. Keshtu ka thene ministrja franceze e Financave Kristine Legard e cila ne nje interviste per radion Europa 1 ka shtuar se eshte veshtire te besh nje llogaritje te sakte por shifrat reale luhaten mes 200 dhe 400 milione eurove ne dite.

Depot e karburantit jane shterur ne te gjithe Francen ndersa punonjesit e rafinerive dhe te porteve me te medha ne vend vazhdojne aksionin sindikalist. Ne shtate nga 12 rafinerite e Frances punonjesit kane vazhduar greven edhe diten e sotme ndersa te tjerat pritet te marrin nje vendim me vone.

Ky sektor ka qene ne greve per me shume se dy jave tashme nderkohe qe nje greve e punetoreve te dokeve ka bllokuar portin me te madh te furnizimit me nafte afer marsejes. Edhe pse presidenti francez Nicolas Sarkozy arriti nje fitore me kalimin e ligjit te pensioneve ne Senat ka ende disa etapa legjislative para se projekti te kaloje ne ligj fakt ky qe ka shtyre punonjesit te vazhdojne edhe kete jave grevat dhe demostratat.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›