Grevistet: N protest, pr t ardhmen e fmijve tan

Zonjat greviste i kanë dërguar një letër deputetes Rajmonda Bulku, pas deklaratës së kësaj të fundit gjatë ditës së sotme, ku i bënte thirrje kryetarit Rama që të nxirrte gratë nga ambientet e protestës.
"Ne jemi në grevë jo sepse na ka detyruar kryetari, por na ka urdhëruar e ardhmja e fëmijëve tanë, për të cilët të lutemi që ti se paku të mos i terrorizosh me gjuhën e Sali Berishës e të Jozefina Topallit", shkruhet në letren drejtuar zonjës Bulku.
Ato i kërkojnë deputetes demokrate që të mos pranojë më rolin e luajtur për llogari të pushtetit, ndërsa akuzuan Berishën dhe Topallin si shkak për hyrjen e tyre në grevë.