E Diel, 1 Nëntor 2026

Grevistet Na moren edhe ilacet

Në ditën e 29 të grevës së urisë, ish të përndjekurit kanë denoncuar veprimet antiligjore të disa personave, të identifikuar prej tyre si efektive të policisë, të cilët kanë hyrë në mbrëmje në çadrën e grevistëve dhe i kanë marrë me forcë disa medikamente dhe mjete të nevojshme për grevistët e urisë.

Pas njoftimit te bere prej grevisteve, Komisioneri i Avokatit te Popullit, Sotiraq Nushi, i beri thirrje qeverise te lejoje futjen ne mjediset e greves te lengjeve te domosdoshme, ndersa policise i beri thirrje te ruaje qetesine.

Edhe Partia Socialiste ka reaguar e shqetesuar, pas denoncimit te grevisteve per heqjen nga çadra te lengjeve dhe medikamenteve. Perfaqesuesja e opozites, Keti Bazhdari, tha se "kryeministri Berisha po drejton nje regjim te ngjashem me ate te Enver Hoxhes dhe veprimet kunder kujdesit minimal per grevistet po ndermerren pas kerkeses per dialog se zyrtarit te larte te Departamentit te Shtetit, Filip Reeker.

Greva e urise
Saga e ish të përndjekurve
Ndreca letër Clinton, përgjigjen SHBA
Grevistët: Kemi hedhur shortin e vdekjes

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›