E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevistet gjendja e renduar

Në ditën e 25 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e ish të përndjekurve është shumë e rënduar.Mjekët thonë se ata kanë vështirësi me frymëmarrjen, ndërkohë që edhe kushtet atmosferike po ia vështirësojnë gjendjen.

Grevisti Vllasi Koçi, i cili në orët e mbrëmjes iu drejtua spitalit për shkak të gjendjes shëndetësore është rikthyer në grevë, pasi siç shprehet ai është është lënë mënjanë nga mjekët e urgjencës.

“Grevisti shkoi atje dhe pa një shërbim jo të kujdesshëm nga ana e urgjencës, ndaj u detyrua që të heqë serumin dhe të kthehet përsëri në ambientet e grevës", thotë një koleg i tij.

Grevistët thonë se nuk do të Greva e uriseGrevistët: Berisha të mos shpikë armiqBerisha: Në krye të grevës, të inkriminuar Rëndohet shëndeti i grevistëve heqin dorë nga greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre pavarësisht qëndrimit të ashpër të kryeministrit Berisha ndaj tyre.

“Ashpërsimi i zotit Berisha vazhdon cdo ditë të bëhet me agresiv. Agresiviteti i tij e ka origjinën tek urrejtja ndaj të burgosurve politikë", thonë grevistët.

Berisha: Në krye të grevës, të inkriminuar

Kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet dhe vijon ta konsiderojë grevën e urisë së ish të përndjekurve si politike.

Shefi i Qeverisë theksoi se dëmshpërblimi i kësaj kategorie është bërë në përputhje me ligjin dhe se kjo shtresë është dëmshpërblyer edhe me apartamente.

"Kush e menaxhon greven e tyre? Nje kriminel ordiner i vendosur per te damkosur vuajtjet e te dënuarve politikë. Për vite të tëra kishte ndertuar bordello ne mes te Tiranes dhe i shfrytezonte per t'u pasuruar vete. Skender Tufa, menaxher trafikant per te diskretuar kete shtrese qe ka vuajtur me shume nga te gjithe. U bej thirrje familjareve te mos lejon njerezit e tye te shkelmohen e perlyhen nga njerez te zhveshur nga cdo norme morale. Per fat te keq, ky grup i vogel perfaqeosn vetem Skender Tufen, Edi Ramen,Gramoz Rucin dhe bamiresit e tyre", tha Berisha.
 
Grevistët: Berisha të mos shpikë armiq

Grevistët i janë kundërpërgjigjur kryeministrit Berisha përmes një deklarate të përbashkët ku i kërkojnë të mos shpikë armiq të kotë, siç shprehen ata, por të takohet me ish-të përndjekurit për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Kur nuk do të zgjidhë problemet, ai shpik armiq. I bëj thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga këto dhe që të pranojë një takim urgjent”, ka deklaruar një prej grevistëve.

Në orët e pasdites shëndeti i njërit prej grevistëve është rënduar së tepërmi, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar të shkojë në spital, pavarësisht këmbënguljes së mjekëve.

“Shumë sëmurë është. Ai e ka refuzuar vajtjen në spital. Do të shohim nëse gjendja e tij do të përmirësohet ose jo”, ka thënë një prej grevistëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›