Grevistet refuzojne edhe spitalin. Tre persona ne gjendje te rende

Gjendja e grevistëve të urisë është rënduar së tepërmi, por më e rënduar
është situata rreth e rrotull tendës ku ata janë ngujuar.
Vendimi policor per te mos lejuar asgje brenda kesaj tende ka irrituar familjaret dhe miqte e tyre qe mbeshtesin kete greve urie.Por vete grevistet, duke u nisur nga ky qendrim i ri i policise ndaj tyre kane vendosur te mos marrin ndihme shendetesore ne shenje proteste.
Kreu i Shoqatës se te Burgosurve Politike Skënder Tufa, nje nga iniciatoret e kesaj greve, i ben thirrje shoqerise civile dhe ne veçanti grupeve qe mbrojne Greva e uriseKukan: Greva, situatë tragjikeShpallet greva e vdekjes Korçë, ish të përndjekurit në protestë te drejtat e njeriut.
"Kane 22 dite ne greve urie dhe sot behen dy dite pa uje. Keta njerez jane duke vdekur aty dhe nese vdes nje prej tyre aty, ky eshte nje krim. U bej thirrje qytetareve te vijne dhe te ngrene zerin e tyre per kete qe po ndodh ketu", thote Tufa.
Kjo greve nisi tre te shtuna me pare dhe deri me sot eshte karakterizuar nga ngjarje vertete shokuese edhe te renda. Sipas vete grevisteve e vetmja shprese per zgjidhjen e situates mbeten nderkombetaret, pasi Qeveria ka mohuar kategorikisht te kryeje bisedime me ta. Nderkohe qe gjendja e tre prej grevisteve eshte renduar se tepermi.
Ne mbeshtetje te tyre nga Vlora ka ardhur nje grup i Shoqates se te Denuarve Politike qe i bejne thirrje qeverise t'i jape zgjidhje te menjehershme.
Nje sensibilizim qytetar ka kerkuar edhe Aleksander Biberaj. "Kërkesat e tyre janë tërësisht ekonomike. I bëj thirrje Kryeministrit, Qeverisë që të ulet në bisedime për të arritur në një zgjidhje", tha Biberaj.
150 ish të burgosur do i bashkohen grevës së urisë
150 ish të përndjekur politikë të qarkut të Elbasanit do t'i bashkohen të hënën grevës së urisë, e cila po zhvillohet në kryeqytet.
Ish te perndjekurit do te mbeshtesit grevistet dhe do te hyjne ne greve urie nese kerkesat e tyre do te vazhdojne te injorohen nga Qeveria. Kryetari i Shoqates se ish te Perndjekurve ne Elbasan Beshir Alla eshte shprehur i indinjuar nga indiferenca e Qeverise, kur ne rruget e kryeqytetit po digjen njerez. S
Alla kundershtoi deklaraten e Ministrise se Financave, sipas se ciles eshte marre kesti i pare i demshperblimit. Sipas Alles demshperblimin e kane marre ata te perndjekur qe kishin lidhje te ngushta me Qeverine, por jo pjesa tjeter qe e ka me shume te nevojshme. Alla akuzoi gjithashtu ekzekutivin shqiptar se ka urdheruar forcat e policise te ushtrojne dhune ndaj ish te perndjekurve greviste duke theksuar se diktatura ne Shqiperi eshte rikthyer.
Ish të burgosurit e Shkodrës në protestë
Të përndjekurit politikë në Shkodër kanë mbështetur grevën e urisë që po zhvillohet në Tiranë. Me anë të një proteste ata i kanë përcjellë ish-bashkëvuajteseve ne burgjet e komunizmit mbështetjen e tyre.
Ne sheshin 'Luigj Gurakuqi', ne qender te qytetit kane lexuar mesazhin e mbeshtetjes se greves se urise qe po zhvillohet ne Tirane. Nga qyteti me antikomunist ne diktature, ish te denuarit politike te Shkodrës jane shprehur se greva e urise nuk eshte politike, por plotesisht e drejte.
Shkodra eshte qyteti me i prekur nga regjimi komunist me numrin me te larte te te denuarve politike dhe të persekutuarve. 15 mije familje u persekutuan gjate rregjimit komunist, 3 mije familje te internuara, 2 mije e 846 te burgosur poltikë dhe 601 te pushkatuar.
Shoqata e te Perndjekurve Politike ne Shkodër shprehen se se shpejti do te organizojne nje proteste masive ne mbrojtje te te drejtave qe i takojne ish-te denuarve politikë.
Shpallet greva e vdekjes
Pavarësisht negociatave me presidentin në praninë e ndërkombëtarëve, në orët e pasdites së të premtes situata në grevën e urisë së ish-të përndjekurve është tensionuar.
Grevistët thonë se janë keqtrajtuar nga policët, në disa raste edhe fizikisht, ndërsa këta të fundit u kanë hequr të gjitha lëngjet duke u lënë vetëm ujin.
Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e Avokatit të Popullit, si dhe kanë deklaruar se nëse do të vazhdojnë të përballen me dhunën dhe masat shtrënguese të policisë do të shpallin grevën e vdekjes.
“Të vijë një përfaqësues i Avokatit të Popullit dhe të shohë se çfarë po bën policia. Policia na i ka hequr të gjitha gjërat. Me këtë sjellje të policisë, ne do shpallim grevën e vdekjes. Do heqim ujin dhe do vdesim këtu”, ka thënë një prej grevistëve.
Grevistët thonë se nuk u është lejuar asnjë kontakt me familjarët. Pas incidentit, organizatorët e grevës, të cilët nuk janë lejuar të kontaktojnë me grevistët, i janë drejtuar ambasadës amerikane për ndihmë, prej të cilës thonë se kanë marrë mbështetje për qetësimin e situatës.
“Përfaqësuesit e ambasadës, miqtë tanë që na kanë mbështetur, shprehën mbështetjen pas incidenteve që kemi pasur”, deklaroi koordinatori i grevës, Skënder Tufa.
Ndërkohë, pas takimit në ambasadën amerikane, dy organizatorët e grevës nuk janë lejuar sërish të hyjnë në ambjentet e ku po mbahet ajo. Po ashtu, është ndaluar të vizitojë grevistët edhe përfaqësuesi i FRD-së, Aleksandër Biberaj.
“Nuk më lejohet, është vendimi i tyre, por kjo është një urrejtje klasore që po instalohet çdo ditë në Shqipëri. Ata nuk mund të lihen të vdesin sot, 22 vjet pas rënies së regjimit komunist”, tha Biberaj.