E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevistet refuzojne edhe spitalin

Gjendja e grevistëve të urisë është rënduar së tepërmi, por më e rënduar është situata rreth e rrotull tendës ku ata janë ngujuar.

Vendimi policor per te mos lejuar asgje brenda kesaj tende ka irrituar familjaret dhe miqte e tyre qe mbeshtesin kete greve urie. Por vete grevistete duke u nisur nga ky qendrim i ri i policise ndaj tyre kane vendosur te mos marrin ndihme shendetesore ne shenje proteste. Kreu i Shoqatës se te burgosurve politike Skënder Tufa, nje nga iniciatoret e kesaj greve, i ben thirrje shoqerise civile dhe ne vecanti grupeve qe mbrojne te drejtat e njeriut.

Greva e uriseKukan: Greva, situatë tragjikeShpallet greva e vdekjes Korçë, ish të përndjekurit në protestë Kjo greve nisi tre te shtuna me pare dhe deri me sot eshte karakterizuar nga ngjarje vertete shokuese edhe te renda. Sipas vete grevisteve e vetmja shprese per zgjidhjen e situates mbeten nderkombetaret, pasi Qeveria ka mohuar kategorikisht te kryeje bisedime me ta.

Shpallet greva e vdekjes

Pavarësisht negociatave me presidentin në praninë e ndërkombëtarëve, në orët e pasdites së të premtes situata në grevën e urisë së ish-të përndjekurve është tensionuar.

Grevistët thonë se janë keqtrajtuar nga policët, në disa raste edhe fizikisht, ndërsa këta të fundit u kanë hequr të gjitha lëngjet duke u lënë vetëm ujin.

Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e Avokatit të Popullit, si dhe kanë deklaruar se nëse do të vazhdojnë të përballen me dhunën dhe masat shtrënguese të policisë do të shpallin grevën e vdekjes.

“Të vijë një përfaqësues i Avokatit të Popullit dhe të shohë se çfarë po bën policia. Policia na i ka hequr të gjitha gjërat. Me këtë sjellje të policisë, ne do shpallim grevën e vdekjes. Do heqim ujin dhe do vdesim këtu”, ka thënë një prej grevistëve.

Grevistët thonë se nuk u është lejuar asnjë kontakt me familjarët. Pas incidentit, organizatorët e grevës, të cilët nuk janë lejuar të kontaktojnë me grevistët, i janë drejtuar ambasadës amerikane për ndihmë, prej të cilës thonë se kanë marrë mbështetje për qetësimin e situatës.

“Përfaqësuesit e ambasadës, miqtë tanë që na kanë mbështetur, shprehën mbështetjen pas incidenteve që kemi pasur”, deklaroi koordinatori i grevës, Skënder Tufa.

Ndërkohë, pas takimit në ambasadën amerikane, dy organizatorët e grevës nuk janë lejuar sërish të hyjnë në ambjentet e ku po mbahet ajo. Po ashtu, është ndaluar të vizitojë grevistët edhe përfaqësuesi i FRD-së, Aleksandër Biberaj.

“Nuk më lejohet, është vendimi i tyre, por kjo është një urrejtje klasore që po instalohet çdo ditë në Shqipëri. Ata nuk mund të lihen të vdesin sot, 22 vjet pas rënies së regjimit komunist”, tha Biberaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›