Grinden gjimnazistet, theren me thika
Fier - Dy te rinj, nga qyteti i Fierit, mbeten te plagosur me thike pas mesdites se djeshme, ne nje lokal ne qender te qytetit. Policia tha se ka arrestuar 16-vjecarin Eneo Bare, i dyshuar si personi qe theri me thike I. Bellon, 19 vjec, si dhe 16-vjecarin L. Lino. Burime nga personeli mjekesor i spitalit rajonal te Fierit bene te ditur se 16-vjecari Lino i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet ende ne gjendje kritike per jeten. Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se tre te rinjte jane nxenes ne nje shkolle te mesme jopublike ne qytetin e Fierit, ndersa grindja ndermjet tyre ndodhi per shkaqe banale.
Xh.B