E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindje mes te miturish, ther shokun e klases

Grindja mes dy te miturve, shoke klase, ka perfunduar ne perleshje me thika, ku njeri mbeti i plagosur, kurse tjetri u ndalua nga Policia e Elbasanit. Nje tjeter sherr masiv ka ndodhur ne Mbrostar Ura te Fierit, por per fat te mire bresherite e "Kallashnikovit" nuk kane lenduar asnje prej personave. Ngjarjet kane ndodhur oret e vona te mbremjes se diel, kurse dje, Policia e Elbasanit ndaloi edhe Ilirjan Fejzullahun, 19-vjec, i kerkuar per plagosjen me thike ne Cerrik te Berjol Xh., 22 vjec, ne muajin qershor te vitit te kaluar. Plagosja e pare ka ndodhur ne lagjen "Shen Koll" te Elbasanit, pasi 14-vjecari A. F., nxenes i klases se shtate, pas nje grindje banale ka qelluar disa here me thike shokun e tij J. L. I mituri i demtuar, u dergua ne spital per mjekim dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Shkak i grindjes sipas policise vendore, eshte bere nje sharje mes te miturish. Kurse ngjarja e dyte eshte shenuar ne lagjen Mbrostar Ura te Fierit, ku dy grupe te rinjsh pas dehjes ne lokal, kane kaluar ne grindje e perleshje fizike. Policia arrestoi te dyshuarit Arber Grembi dhe Elvan Zyka, te dy 19 vjecare, pasi kane qelluar me arme automatike "Kallashnikov" ne drejtim te S. V., dhe F. K., bashkemoshatare dhe shoke te tyre. Policia sekuestroi armen e krimit dhe disa gezhoja, ndersa nuk jane raportuar te lenduar.

F. S./Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›