E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi A, rasti i pare ne Ceki dhe EBA

Ne kryeqytetin e Republikes Ceke, Prage, eshte regjistruar sot rasti i pare i gripit A tek njeriu.

Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale te shtypit, sipas te cilave behet fjale per nje pilot te kthyer nga Nju Jorku.

Sipas burimeve, ai eshte vendosur ne izolim ne apartamentin e tij, ne menyre qe virusi mos te perhapet.

Nderkohe, rasti i pare eshte regjistruar edhe ne Emiratet e Bashkuara Arabe, ndersa ne Rusi rastet jane dy, mes te cileve nje person i kthyer ne vend nga Republika Dominikane.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›