E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi A, regjistrohet viktima e 10-te ne vend

Nje grua 55 vjecare nga qyteti i Fierit eshte bere viktima e dhjete e gripit te derrit ne vend.
Lajmin e bejne te ditur burime shendetesore, sipas te cilave viktima vuante edhe nga hipertensioni dhe obeziteti. Sipas burimeve, ajo ishte shtruar prej tete ditesh ne repartin e reanimacionit ne QSUT per t’u mjekuar, por nuk ka arritur te mbijetoje. Burimet sajtesojne me tej se nga virusi A/H1N1 ishte prekur edhe bashkeshorti i 55 vjecares, por qe nga mjekimet e marra ka arritur te rekuperohet. Nderkohe, Ministria e Shendetesise ka perseritur apelin drejtuar qytetareve, qe t’i nenshtrohen sa me shpejt vaksinimit kunder virusit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›