Gripi i derrave shtohen viktimat
Gripi i derrave vazhdon te marre jete njerezish ne Europe. Vetem gjate 24 oreve te fundit 2 persona kane humbur jete ne Spanje si pasoje e virusit, duke e cuar ne 4 numrin e viktimave ne kete vend. Ministri Spanjoll i shendetesise eshte shprehur shume i shqetesuar, sepse virusi po prek edhe njerez te shendetshem. Gjithashtu edhe ne Britanine e Madhe situata mbetet problematike, pasi qe nga perhapja e virusit 29 vete kane humbur jeten. Ne gjithe kontinentin e vjeter rregjistrohen 15.700 te prekur, shifra konfirmohet nga komisioni Europian ne nje raport. Pjesa me e madhe e te infektuarve, rreth 10 mije jane rregjistruar ne Britanine e Madhe. Nderkaq Organizata Boterore e Shendetesise deklaron se perhapja e virusit tashme eshte e pandalshme dhe nuk eshte me e nevojshme qe te behen publike shifra te te prekurve.