Gripi i derrave,raste te reja
Greqia vazhdon te shenoje raste te reja me gripin e derrave. Autoritet e shendetesise vendase deklarojne se brenda 24 oreve te fundit, jane konfirmuar 6 raste duke e cuar numrin e pergjithshem te infektuarve ne 20. Ministria Greke e shendetesise thote se gjithe te prekurit, jane persona qe vinin nga shtetet e Bashkuara.Ne britani eshte shenuar viktima e pare. Nderkohe ne Kanada nje person i infektuar me virusin A- H1N1 ka humbur jeten , duke e cuar ne 5 numrin e viktimave ne kete vend. Sipas organizates boterore te shendetesise Kanadaja eshte vendi i trete me i prekur ne bote pas Meksikes. Nderkaq zyrtaret e organizates boterore te shendetesise ne nje komukate per mediat , bejne me dije se ne gjithe boten rregjistrohen 30 mije te prekur ne me shume se 74 vende te ndryshme. Nderkohe shifra e personave qe kane humbur jeten shkon ne 140.