Gripi i derrit, shtohen viktimat ne bote
Ministria Spanjolle e shendetesise ka deklaruar se nje 41-vjecar nga qyteti i Las Palmas, ka humbur jeten si pasoje e gripit te derrave.Me vdekjen e tij shkon ne 2 numri i viktimave ne vendin Iberik, i cili duhet thene se eshte shteti me i prekur ne Europe , pasi numeron 968 raste.Organizata boterore e shendetesise raporton se ne gjithe boten jane te konfirmuar 100 mije te prekur , ne me shume se 137 shtete te ndryshme.Megjithate me shqetesues mbetet numri i personave qe kane humbur jeten , te cilet sipas OBSH-se jane 440.Organizata thekson se shifra ka ardhur ne rritje gjate diteve te fundit.Ne vend te pare vazhdojne te jene shtetet e Bashkuara me 34 mije raste, prej te cileve 170 kane humbur jeten. Nderkohe shteti i dyte si per nga te prekurit dhe viktimat eshte Meksika.