Gripi po “ikën” por sëmundshmëria vijon, ISHP: Prezent rreth 11 mijë infeksione respiratore në javë

Marsi u mbyll me më pak të prekur nga gripi dhe virozat e tjera respiratore. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thanëse nga raportimet javorë të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, kurba e infektimeve ka pësuar rënie, por disa grupe të popullatës mbeten ende në risk të lartë për të bërë komplikacione nëse sëmuren.
“Vërehet një rënie e theksuar e rënies së infeksioneve respiratorë, por grupet me risk të popullatës duhet të bëjnë sërish kujdes. Nuk ka vend për t’u relaksuar dhe të gjithë personat, sidomos ata më të rrezikuar, që me fillimin e shenjave duhet të vihen në kontakt me mjekun e familjes”, tha Artan Simaku, epidemiolog në ISHP.
Virusi me qarkullimin më të shpeshtë është ai tipit B aktualisht.
“Mbizotëron gripi i tipit B që ka një klinikë pak më të butë, por shenja kryesore gripit është temperatura, skuqje dhe lotim sysh, dhimbje muskulare dhe një dobësi e përgjithshme”, theksoi epidemiologu.
Gjatë këtij sezoni gripal, sipas ISHP humbën jetën 4 persona si pasojë e gripit ndërsa vaksina ndaj kësaj sëmundje u përthith në masën 80% nga popullata dhe grupet në risk.
/rtsh.al/