E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi stinor mjeket keshillojne vaksinat

Nderkohe me nisjen e sezonit te gripit strukturat shendetesore apelojne per aplikimin e vaksines tek e gjithe popullata sidomos per grupet me ne rrisk si femijet te semuret kronike me semundje pulmonare kardiovaskulare etj.

Femijet kane imunitet te dobet per te perballuar virozat pohojne mjeket te cilet keshillojne prinderit qe ti vaksinojne femijet e tyre. Vaksinimi kunder gripit sezonal i mundeson trupit te krijoje mbrojtje nga virozat dimerore qe pritet te qarkullojne. Specialistet e shendetit publik keshillojne qe vaksina duhet te perdoret brenda muajit dhjetor jo vetem nga grupet e rriskut por nga e gjithe popullata.

Vaksinimi i pervitshem kunder gripit sezonal eshte menyra me e thjeshte dhe me kosto-efektive per tu mbrojtur nga ky virus. Sipas epidemiologeve nuk duhet te aplikojne vaksinen personat te cilet kane reaksion te forte nga disa produkte ushqimore kryesisht veza si dhe ata persona qe jane me temperature dhe simptoma gripale.

Keta te fundit duhet te presin rikthimin ne gjendje normale per aplikimin e vaksines. Sa i takon situates aktuale te gripit ne vend epidemiologet bejne me dije se jane rreth 12 mije raste me simptoma respiratore te siperme dhe te poshtme ne te gjithe vendin.

Nderkohe nuk jane regjistruar forma te renda te tij. Me nisjen e sezonit te gripit Instituti i Shendetit Publik si cdo vit ka trajnuar epidemiologet ne te gjithe vendin per informacionet shtese ne lidhje me vaksinen e cila del cdo vit e re raportimet dhe standardizimin e tyre etj.

Vaksina kunder gripit sezonal qe tashme gjendet ne farmaci eshte hedhur ne treg nga tre kompani prodhuese. Ajo kushton 1 200 leke dhe duhet te injektohet nga bluzat e bardha. Sipas rekomandimeve te Organizates Boterore te Shendetesise dhe Rrjetit Europian te Survejances se Gripit EuroFLU sezoni i virozes se gripit fillon ne muajin tetor dhe zgjat deri ne maj te vitit te ardhshem.

2010-11-25 0900

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›