Gripi, tre te rinj ne reanimacion
Sonila Isaku
Virozat gripale jane shoqeruar me komplikacione te renda te mushkerive, qe rrezikojne edhe vdekjen e pacienteve. Situata gripale vazhdon te rendohet nga dita ne dite, dhe kjo tregohet nga tri rastet, te cilet rrezikojne jeten ne reanimacionin e spitalit te Sanatoriumit. Sipas mjekeve te ketij spitali, dje, tre persona jane paraqitur ne gjendje te rende dhe aktualisht jetojne me frymemarrje artificiale. Nderkohe qe nje person i katert ka arritur te shpetoje nga gjendja kritike, duke lene pak dite me pare reanimacionin e spitalit te mushkerive. Por, ajo qe mjeket theksojne eshte se mosha e personave, te cilet ndodhen ne gjendje te rende, eshte e re dhe nuk kane probleme apo semundje te tjera kronike.