Griselda Roshi, Prokuroria: Nuk është pengmarrje
TIRANE- Prokuroria ka hedhur poshte pisten e rrembimit dhe pengmarrjes se Griselda Roshit, bashkeshortes se kreut te bashkise se Kavajes.
Përmes një njoftimi për shtyp, Prokuroria për Krimet e Rënda ka bërë me dije se pas bashkëpunimit me Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes së denoncuar nga vetë gruaja shtatzënë ka konkluduar se nuk ka elementë që vërtetojnë pistën e rrëmbimit.
Janë kryer një sërë veprimesh hetimore për ngjarjen, nisur edhe nga sensibiliteti i madh i saj. Në bazë të analziës së deritanishme nuk ka elementë që vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes, cfarë hedh poshtë pistën e marrjes peng dhe marrjen e fëmijës- thuhet në njoftim.
Ndërkohë po hetohet për motivet e denoncimit të bërë dhe për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.