Grosistet: Nderprerje te importit te barnave

Ne nje kohe kur nga dita ne dite, euro po fiton pike kundrejt monedhes vendase edhe grosistet, furnizuesit e farmacive me barna, aktualisht ndodhen ne udhekryq.
Shoqata e Grosisteve, por edhe Urdhri i Farmacisteve, po japin alarmin te paret per sa i takon problemeve qe po i kanosen zinxhirit, grosist-farmacist-konsumator.
Nga muaji mars, kur euro nisi te rritet kundrejt lekut me disa pike, Shoqata e Grosisteve kerkoi nga Ministria e Shendetesise te merren masa. Konkretisht furnizuesit e ilaçeve kerkuan qe Drejtoria e Farmaceutikes ne ministri te hartonte nje projektvendim, e me pas ta dergonte per miratim ne Keshillin e Ministrave.
Per shtate muaj me radhe, qe nga marsi e deri tani, nuk eshte marre asnje pergjigje. Ne keto kushte, kur grosistet thone se po tregtojne barna me humbje, tregu i farmaceutikes rrezikon krizen. Grosistet deklarojne se do te bllokojne importin e barnave ne rast se nuk gjendet nje zgjidhje e shpejte.
Urdhri i Farmacisteve ka deklaruar se parashikohet nje krize ne tregun e barnave, ku do te perfshihet rritja e çmimit te barnave, atyre te listes me rimbursim, ose bllokim te importit te ilaçeve. Aktualisht 90 per qind e barnave qe tregtohen ne vendin tone importohen nga jashte dhe vetem 10 per qind prodhohen ne Shqiperi.
Kriza
Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise, si nje nder bashkepunetoret dhe aktoret kryesore ne sistemin shendetesor, e sheh me shqetesim te madh nje pasoje potenciale negative per kete sektor, qe vjen per shkak te zhvleresimit te lekut.
Mbajtja e pandryshuar nga qeveria, e kursit te kembimit valutor vetem per barnat qe importohen, ka nje risk te larte per stopimin e importit te tyre ne nje te ardhme shume te afert. Sipas vendimit nr. 56, date 28.01.2005 te Keshillit te Ministrave, si reference per ndryshimin e kursit te kembimit valutor, merret kursi mesatar i Bankes se Shqiperise ne gjashtemujorin e fundit.
Mbeshtetur ne kete vendim, kursi vazhdon te qendroje ne raportin e kembimit: 1 euro me 123.2 leke dhe 1 $ me 90.31 leke. Sot 1 euro u kembye me 140 leke, pra 17 leke me shume se kursi i kembimit i percaktuar nga VKM-ja.
Zgjidhja
Kerkesat qe i jane drejtuar Dikasterit te Ministrise se Shendetesise kane qene pergatitja e nje projektvendimi dhe arritja e nje marreveshjeje per sa u takon barnave me rimbursim.
Per blerjen e listes se barnave me rimbursim duhet te kete nje marreveshje, ne rast se rritet çmimi i euros, atehere le te paguaje shteti diferencat. Ne te kundert, ne rast se ulet çmimi i dollarit apo i euros, atehere diferencat t’i paguajne importuesit.
Keto jane zgjidhjet qe ka propozuar Shoqata e Grosisteve. Nje tjeter propozim i kerkuar nga bleresit e ilaçeve eshte edhe per barnat pa rimbursim.
Qe te mos rrezikojme konflikte me uljet apo rritjet e çmimeve ne tregun e valutes, atehere te mos kete vendosje te çmimeve te barnave, ato te jene te lira, tregu te jete i liberalizuar.