E Diel, 1 Nëntor 2026

Grossruck Raporti i KE per Shqiperine te rivleresohet Rozeta Rapushi

Eurodeputetet shohin me sy kritik raportin e Komisionit Evropian per statusin e vendit kandidat per Shqiperine duke u shprehur se e klasifikon Shqiperine aty ku nuk e meriton dhe kerkojne rivleresimin e tij. Ne nje fjalim para Parlamentit austriak zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se njekohesisht edhe deputet Uolfgang Grossruck gjate diskutimit te marreveshjes mes Austrise dhe Shqiperise ne fushen e sigurise kritikoi hapur vleresimin e bere per vendin tone nga KE. Madje i kerkoi publikisht Bashkimit Evropian qe ekspertiza pra raporti qe eshte bere per Shqiperine te rivleresohet mire dhe sakte. Nje ndjenje trishtimi te pushton te nderuar kolege deputete kur sheh menyren se si disa njerez ende sillen me Shqiperine sikur ky vend te ishte i rangut te fundit dhe ku gjallon sipas tyre korrupsioni trafiku i njerezve dhe krimi. Kjo eshte nje arsye me shume per te mos arritur dot te kuptoj dhe kete duhet ta theksoj rishtazi se Raporti aktual i Komisionit te Bashkimit Evropian e klasifikon diku Shqiperine pikerisht atje ku Shqiperise nuk i takon te jete si dhe nepermjet rezonances se ketij veprimi shtyhen ne kohe negociatat e anetaresimit me Bashkimin Evropian tha Grossruck. Nga foltorja e Parlamentit austriak ai kerkoi ne menyre te prere qe zoterinjte qe ndoshta nuk kane shkelur ende ne Shqiperi duhet ta vizitojne kete vend dhe te krijojne nje tablo te qarte atje pasi vetem atehere ata do te arrijne te rivleresojne edhe nje here ekspertizen e tyre. Per te gjykuar nga larg dhe me ndjenjen e prepotences mbi nje vend te varfer eshte gjithmone e thjeshte kete fenomen e prekim kudo ne bote. Ne kohen kur ne udhetojme per te vezhguar zgjedhjet ne keto vende na duhet mjerisht te shohim se me cfare arrogance ngandonjehere te ashtuquajturit diplomate shperndajne ekspertizat e tyre. Ata nuk mendojne dhe nuk duan tia dine aspak se cfare demi shkaktojne ne kete rast por megjithate ne si parlamentare jemi te obliguar per te qene objektive duke shfrytezuar pervojen tone-tha Grossruck. Fjale qe u shoqeruan me duartrokitje nga salla e seancave plenare. Per kete arsye une i kerkoj Bashkimit Evropian dhe kjo duhet te regjistrohet ne menyre protokollare qe Ekspertiza Raporti per Shqiperine duhet te rivleresohet mire dhe sakte-tha ai. Eurodeputeti tha se Shqiperia gradualisht si dhe gjithmone me nje ritem me te shpejte po i ofrohet ndjeshem Bashkimit Evropian. Shqiperia te nderuar kolege deputete ishte vendi i cili e ka vuajtur me shume se kushdo regjimin komunist. Ju duhet te me besoni pasi per mua personalisht eshte i qarte motivi i kesaj fjale. Me shume se 50 vizita dhe qendrime ne Shqiperi me kane dhene mundesine per te pasur atje shume miq por dhe per te mesuar dhe ditur fatin e shqiptareve qe u jane nenshtruar vuajtjeve dhe persekutimeve permendi ai. Sipas Grossruck duhet marre parasysh fakti se ky vend eshte cliruar ne fillim te viteve 90-te si dhe e ka pasur pa dyshim me te veshtire dhe te mundimshme se te gjitha vendet e Ballkanit rrugen drejt zhvillimit. Po kaq e gezueshme eshte fakti qe kete konstatim mund ta deshmojne te gjithe ata qe kane vizituar Shqiperine se sa shpejt dhe pozitivisht eshte zhvilluar ky vend dhe sa i shkelqyer dhe i dukshem paraqitet perparimi dhe progresi i tij nga pikepamja ekonomike turizmit dhe e infrastruktures vijoi Grossruck duke i rekomanduar te gjitheve te vizitojne dhe admirojne Shqiperine me bindjen se ketu do ti presin ne menyren me miqesore. Nga ana tjeter eurodeputeti permendi faktin se mikpritja perben ne te vertete ne Shqiperi nje realitet te cilin mund ta ndeshesh dhe perjetosh kudo. Ai e vleresoi vendin tone si te mrekullueshem ne buze te Adriatikut ku nuk harroi te theksoje se Institucioni i Televizionit ne Austri e ka zgjedhur dhe rekomanduar qytetin e Sarandes per turistet si nje nder destinacionet me te mira nder qytetet turistike jo shume te njohura ne Mesdhe. Nje fakt qe per te mbart dicka te gezueshme.
Daul KE nuk ka udhetuar shpesh per ne Shqiperi
Nga Brukseli pak me shume se nje jave me pare verejtje mbi raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine beri edhe kryetari i grupit parlamentar te PPE-se ne Parlamentin Evropian Joseph Daul. Ne nje konference te perbashket per shtyp me kreun e qeverise Sali Berisha Daul shprehu edhe vleresimet e tij. Une edhe njehere u bej thirrje te gjitha forcave politike qe te shfaqin fryme pergjegjesie dhe lidhur me kete dua te them se duke lexuar raportin e Komisionit Evropian ajo qe shkruhet ne te tregon se Komisioni Evropian nuk ka udhetuar shpesh dhe nuk ka diskutuar shpesh me forcat politike ne Shqiperi. Une po them ato qe mendoj dhe ato qe di. Nuk e them kete meqe ketu ndodhet Kryeministri i Shqiperise ai me njeh por e them per te qene korrekt se aty ne Shqiperi ka sundim te ligjit tha Daul i cili gjithashtu inkurajoi forcat politike per zgjidhjen e ngercit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›