E Martë, 3 Nëntor 2026

Grosu uron Spiropalin: Avancojmë bashkëpunimin dhe dialogun dypalësh parlamentar

Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu i dërgoi një letër urimi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes në detyrë.

“Në emër të Parlamentit të Republikës së Moldavisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e sinqerta për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj suksese e arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare”, shkruan Grosu.

Kryetari i Parlamentit të Moldavisë shpreh vullnetin për të avancuar bashkëpunimin dhe dialogun dypalësh parlamentar.

“Jam i bindur se përpjekjet tona të përbashkëta do të krijojnë kushtet e nevojshme për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar në të mirë të vendeve dhe njerëzve tanë”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›