E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja bukuroshe e presidentit sirian arratiset në Rusi

Share

Pas sulmit vetëvrasës dje në Damask të Sirisë, që la të vdekur të paktën tre zyrtarë të lartë të sigurisë në vend, presidenti Bashar Al Asad është zhvendosur në qytetin Latakia në bregdet, për të qenë më i sigurt. Kryeqyteti është kthyer në sheshbeteje.

Ndërkohë, qarkullojnë zëra se gruaja e tij bukuroshe, Asma, që është rritur në Londër, është arratisur për në Rusi.

Sot kishte shenja se lufta po merr një kthesë shumë të rëndësishme pas 16 muajsh. Ushtarët kanë nisur të dezertojnë në masë.

Vetëm dje ka pasur mbi 200 të vdekur nga luftimet.

Asma Asad, vetëm pak muaj përpara se të niste kryengritja në vendin e saj, ishte në qendër të mediave të huaja, që e vlerësonin për elegancën dhe bamirësitë.

Por ndërsa në vend nisën trazirat, shumëkush shpresonte se ajo do zbuste të shoqin. Por rezultoi e kundërta. Ndërsa vendi digjej, ajo bënte pazar, duke shpenzuar shuma të mëdha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›