E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e dhunuar: Nuk e di si kam mbijetuar, dënojeni bashkëshortin tim (VIDEO)

Pas dhunës njerëzore që provoi mbi trupin e saj, gruaja shtatzënë nga Korça, Rudina Iljazi habitet edhe vete se si ka mbijetuar, raporton Vizion Plus.

Edhe pse ka kaluar rrezikun për jetën së bashku me krijesën 4-muajëshe, 30- vjeçarja me zor flet. Krahas plagëve dhe dhimbjeve në kokë, ajo ndihet e renduar mendërisht.

Nuk do të flasë për të shoqin, as për dhunën çnjerëzore që ai e solli në këtë gjendje. Madje as pendesa e tij në dhomat e paraburgimit, nuk ia lehtëson dhimbjen ndaj kërkon ndëshkimin. 30- vjeçarja nga Korça, e rrahur barbarisht nga bashkëshorti i saj, Olsi Iljazi, ka dalë nga reanimacioni dhe është vendosur në pavijon. 4- muajshe shtatzënë, ajo u dhunua nga i shoqi dy ditë më parë, gjatë një sherri për motive xhelozie.

Në dhomat e paraburgimit 34- vjeçari i penduar dhe në momente dëshpërimi u vetëplagos në kokë, duke tentuar të vetëvritej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›