E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gruaja hidhet nga shkallët e katit të tretë në Lushnje/ Policia merr në pyetje familjarët e 40-vjeçares

Një 40 vjeçare është hedhur nga shkallët e katit të tretë të pallatit nr 6 në lagjen Gafurr Muço.

Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes që e kanë nën kujdes nuk është në gjendje të rëndë dhe nuk i rrezikohet jeta.

Në deklarimin që i ka dhënë oficerëve te policisë gjyqësore ka thënë që u hodha nga shkallët e katit të tretë.

Krahas kujdesit mjekësor policia po pyet dhe familjarët për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.Dyshohet se 40 vjeçarja e ka bërë veprimin në gjëndje depresioni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›