E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja me mitër të transplantuar, shtatzënë

Një spital thotë se gruaja turke që u bë personi i parë që transplantoi me sukses një mitër është shtatzënë, në javën e gjashtë, transmeton AP.

Derya Sert kishte lindur pa mitër dhe kreu një transplantim në gusht të 2011.

Duke përdorur një nga vezët e saj, mjekët vendosën embrionin në mitrën e gruas 22 vjeçare në muajin mars.

Një deklaratë nga spitali universitar Akdeniz tha se mjekët kanë monitoruar rrahjet e zemrës së fetusit dhe se shtatzënia është duke u zhvilluar mirë.

Lindja e suksesshme do të ofrojë shpresë për gratë që kanë lindur pa mitër, ose që e kanë humbur atë për shkak të sëmundjeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›