E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grubjeshiç: Pa implementim e marrëveshjes, nuk ka datë për Serbinë

Nëse Serbia dhe Kosova nuk arrijnë pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve, Serbisë nuk do ti jepet data për fillimin e bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian, ka deklaruar sot nënkryetarja e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiç.

Ajo ka deklaruar sot se pret që kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi, më 21 Maj në Bruksel, do të pajtohen për zbatim të marrëveshjes.

Është shumë i rëndësishëm roli i Bashkimit Evropian për afrimin e qëndrimeve, tha ajo në një konferencë për gazetarët në Beograd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›