Gruevski Opozita pranon ndryshimin e identitetit

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se ndihet i trishtuar per qendrimin e opozites ndaj ceshtjes se emrit.
Sipas Gruevskit eshte per tu habitur perse opozita pranon propozimin me percaktim gjeografik per Maqedonine nderkohe qe Greqia nga ana e saj nuk terhiqet nga te ashtuquajturat vijat e kuqe.
Dje u botua lajmi se Greqia nuk heq dore nga nje emer per perdorim te pergjithshem qe do te thote ndryshim i Kushtetutes. Pastaj opozita permes mediave tregoi se duhet te gjejme nje rruge per te rene dakord me Greqine. Me te vertete jam i cuditur dhe me trishton qendrimi i opozites qe pranon nje emer me percaktim gjeografik qe do te thote ndryshim i Kushtetutes ka pohuar Gruevski.