E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski e Ivanovi ende nuk deklarohen për rezolutën serbe

Shkup, 20 gusht - Republika e Maqedonisë pritet që të mos e mbështes miratimin e rezolutës për Kosovën, të cilën Serbia e ka dorëzuar në OKB. Kështu të paktën janë deklaruar përfaqësuesit shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, zëvendëskryeministri, Abdilaqim Ademi dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, Abdulkadër Memedi, raporton KTV. Mirëpo, kreu shtetëror i Maqedonisë, kryeministri, Nikolla Gruevski dhe presidenti, Gjorgje Ivanov deri më tani nuk kanë shpalosur qëndrimin e tyre për rezolutën serbe. Burime pranë Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se, Maqedonia ka presion nga bashkësia ndërkombëtare për të votuar kundër rezolutën serbë, mirëpo bëhet e ditur se për një veprim të tillë Shkupi zyrtarë nuk është i gatshëm, për shkak të frikës nga ftohja e raporteve me Beogradin. Mësohet se kreu shtetëror i Maqedonisë po mendohet të mbajë qëndrim neutral ndaj kësaj çështje. Ndryshe, zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi deklaroi të mërkurën se, "Maqedonia nuk do të marrë ndonjë vendim që do të bjerë në kundërshtim me veprimet e deritanishme".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›