E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupet flasin per lojen e njeri-tjetrit Ngacmojne Genten Do te dalesh


Banoret ne kuzhine Liami Gerta dhe Tani diskutojne me njeri-tjetrin per Ermalin dhe sjelljen e tij kundrejt Gentes. Liami mendon se ai ben rolin viktimes dhe nderkohe eshte duke bere loje individuale. Ai do te arrije te thyeje betimin qe dha gjate spektaklit dhe kjo do te jete arritje per ne shprehet Gerta. Ndersa Liami thote se do te merret personalisht me te dhe do ta demaskoje lidhur me lojen qe po ben.

Ndersa Ermali ne dhomen e gjumit u flet banoreve per lojen e grupit tjeter. Ai thote se grupi me ne krye Liamin mendon qe te nxjerre ne nominim njerin prej banoreve te grupit te tyre ndersa Ermali propozon qe ata te nxjerrin ne nominim Tanin. Ermali thote se e njeh shume mire strategjine qe po perdor Liami per lojen pasi ata e kane diskutuar me njeri-tjetrin para shume javesh.

Me vone te gjithe banoret vec Franceskes e Ermalit dalin ne kopsht e vene ne loje Genten duke i thene se kete jave do te lere shtepine. Sikur jam ndonje plake me zemer une po edhe nese ik ok shprehet Genta. Ajo thote se tani mendon qe te shkoje ne grupin e Liamit dhe qesh. Ndersa Arbrit i tregon se ajo ka qene me aktive se ai. Banoret qeshin dhe e vene ne loje.

Banoret i thone se ajo mendon me kot qe eshte e votuar duke u bazuar nga duartrokitjet por ne fakt nuk duhet te ndikohet fare sepse nuk e di se si po e pret publiku. Genta mendon se nese do te ishte ne nominim me Gerten e kishte te sigurt qe nuk do te eliminohej. Varet gjithmone nga publiku une e di thote Genta si per te mbyllur biseden e pas pak minutash banoret hyjne brenda.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›