Grupi B: Partizani ruan kryesimin me goleadë
Naftëtari dhe Tepelena fitojnë jashtë fushe me të njëjtin rezultat, 0-1
Rezultatet e javës së 16-të
BILISHT SPORT NAFTETARI 0-1
PARTIZANI PERMETI 5-1
KELCYRA SOPOTI 2-0
TURBINA TEPELENA 0-1
DELVINA DOMOSDOVA 3-1
MEMALIAJ ALBPETROL 1-1
Renditja
1.Partizani 34 10 4 2 22-8
2.Naftëtari 33 10 3 3 29-7
3.Tepelena 32 10 2 4 29-17
4.Albpetrol 26 7 5 4 20-15
5.Bilisht S. 23 7 2 7 20-19
6.Turbina 23 6 5 4 19-18
7.Përmeti 19 5 4 7 18-24
8.Memaliaj 18 5 3 8 16-21
9.Domosdova 18 5 3 8 16-23
10.Sopoti 17 4 5 6 13-17
11.Delvina 13 4 1 11 17-31
12.Këlcyra 12 3 3 10 10-28
Java e 17-të (08.04.2012)
DOMOSDOVA – TURBINA
TEPELENA – KELCYRA
SOPOTI – PARTIZANI
PERMETI – BILISHT SPORT
NAFTETARI – ALBPETROL
DELVINA – MEMALIAJ
Partizani shkatërron Përmetin dhe ruan kreun
Nga ILIR CARA
Partizani Përmeti 5-1
Shënues: Asllani 23, 33, Sharra 75, 87, Maho 85 (11-m) / Grimci 89
Partizani: Myrta, Çullhaj, Bozha, Boja (Thaka 46), Sharra, Lleshi, Gjeçi (Bërdaj 80), Batha, Xite, Maho, Asllani (Kulla 61). Trajner: P. Musta
Përmeti: Gjoka, Fishta, Qose, Brahimaj, Kite (Metushi 66), Karalliu, Grimci, Hajredini, Çarçani (Tare 71), Millona, Murati (Zhamo 81). Trajner: K. Sevo
Gjyqtarë: R. Pjetrushi, P. Simoni, A. Pici (Lezhë)
Kartonë të verdhë: Çullhaj, Lleshi, Xite, Maho, Qose, Brahimaj, Kite, Karalliu
Partizani ka shënuar fitoren më të thellë të sezonit, ku në Selman Stërmasi në prani të mbi një mijë tifozëve ka mundur 5-1 Përmetin. Ka qenë eksperienca e Klodian Asllanit që i hap rrugën fitores, ku sulmuesi kuçovar shënon dy gola në pjesën e parë, në minutat 23 dhe 33. 2-0 përfundon pjesa e parë, që u dominua totalisht nga të kuqtë. Pjesa e dytë nis e qetë dhe në minutën e 75-të topin e ardhur nga këndi me kokë e dërgon në rrjetë Sharra, 3-0 për Partizanin.
Në minutën e 85-të Maho shënon golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë. Dy minuta më vonë Sharra i merr përpara të gjithë përmetarët, hyn në zonë dhe shënon golin e pestë. Në minutën e 89-të gjyqtari Pjetrushi akordon 11-metërsh për miqtë. Hajredini gjuan nga pika e bardhë, portieri Myrta e grushton topin, por Grimci tregohet më i shpejtë dhe e dërgon në rrjetë.
5-1 mbyllet i gjithë takimi dhe me këtë fitore të kuqtë ruajnë kreun. Ndonëse të kuqtë ishin superiorë, tifozët e Partizanit e kontestuan formacionin e hedhur në fushë, pasi disa lojtarë me formën e tyre lanë për të dëshiruar.
Turbina dorëzohet para Tepelenës, vendos goli i R.Gabës
Nga Artan Paja
Turbina Tepelena 0-1
Shënues: R.Gaba 76′
Turbina: Dyrma, Metaj, Miraka (Mustafaj 57′), Tirana, Xhelili, Isaraj, Kamami, Plaku, Gjoni (Shkoza76′), Rrapushi, Xhafa.
Trajner: E.Belshi.
Tepelena: K.Isaraj, Saka, Skënderaj, Mera, Qori, G.Gaba, R.Gaba, Abazi, Jaupi, Çunaj (Brahimi 86′), V.Xhafa. Trajner: I.Selimi.
Gjyqtarë: B.Kaimi, E.Potomi, R.Shaba (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Miraka, Xhafa, Saka, V.Xhafa
Turbina ka humbur në fushën e saj, me rezultatin minimal 0-1. Tepelena pretendente për në dyshen e parë është larguar me 3 pikë të çmuara nga stadiumi ”Nexhip Trungu”, që ishte tejmbushur nga tifozët. Loja në tërësinë e saj është dominuar nga cërrikasit, të cilët nuk kanë mundur të shënojnë. Miqtë kanë rrezikuar seriozisht gjatë pjesës së parë me Abazin, por topi është kontrolluar nga kapiteni Metaj, që e ka larguar.
Duhet thënë se Turbina ka pretenduar dy herë për 11-metërsh, por kryesori Kaimi ka vazhduar lojën, duke krijuar pakënaqësi te vendësit dhe duke irrituar tifozët cërrikas. Një mori rastesh janë prodhuar nga vendësit, ku spikatën kapiteni Metaj, Xhafa dhe Isaraj, por askush nuk ka mundur ta shtyjë topin në rrjetë.
Tepelena ka fituar një goditje dënimi brenda zonës dhe veterani Roland Gaba ka shënuar golin e fitores, që e mban ekipin e tij pranë kreut. Turbina mbetet në kuotën e 23 pikëve, duke e larguar përfundimisht nga objektivi i sezonit.
Bilisht Sporti humbet sërish, Naftëtari qëndron i dyti
Nga Bilishti, Fatjon RUPI
Bilisht Sport – Naftëtari 0-1
Shënues: Baku 72
Bilisht Sporti: Xhelollari, Faslliu, Përe, Këndella, Xhixha, Pino, Xhoga, Bruku (Bejleri 72), Fifo, Koçi (Avxhia 51), Ahmetlli. Trajner: T.Meraku.
Naftëtari: Rexhepi, Gucaj, Daci, Baku, Kaja, Fasko (Herve 67), Gega, Taullau, Molla (Çela 88), Lila (Koroveshi 80), Gjoka. Trajner: B.Fraholli.
Gjyqtarë: D.Dikollari, N.Fabregasi, B.Berjolli (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Këndella, Përe, Xhelollari, Fasko, Kaja, Rexhepi
Bilishtarët pësojnë humbjen e radhës, këtë herë në fushën e tyre, ku janë mundur 0-1 nga Naftëtari i vendit të dytë. Pas kësaj humbjeje skuadra juglindore nuk ka më shanse për vendin e dytë. Ndeshja është vendosur nga një gol i shënuar nga Baku 18 minuta para fundit. Kuçovarët e kanë kërkuar golin që në fillim dhe sinjalin e parë e ka dhënë Kaja me një gjuajtje të bukur, që është grushtuar nga Xhelollari.
Bruku ka shpërdoruar rastin më të pastër për bilishtarët, duke gjuajtur jashtë me portën e boshatisur. Në fund të pjesës së parë ka rrezikuar Koçi, por pa gjetur kuadratin. Në pjesën e dytë Naftëtari luan më mirë dhe në minutën e 72-të gjen golin e fitores.
Baku shtyn në rrjetë një top të ardhur nga e majta. Bilishtarët shokohen dhe miqtë mund të kishin shënuar sërish me anë të Kajës, por pa rezultat. Naftëtari e ruan avantazhin deri në fund dhe largohet me 3 pikë të çmuara nga kjo transfertë e vështirë.
Hap fals i Memaliajt, Albpetroli merr një pikë
Nga Roland Suli
MEMALIAJ ALBPETROL 1-1
Shënues: Hima 42 / K.Arapi 74
Memaliaj: Mustafaj, Hima, Duraj, Metko, Caushi, Grabova, Kopaçe, Mirani (Bilaj 7), Mema, Aliaj, Sako (Muçi 75). Trajner: A. Zhupa,
Albpetrol: Kaja, A. Arapi, (Mbyeti 73), Elmazi, Prifti, Leka, K. Arapi, Bratja, Goxhaj (Derka 53), Avdo, Çemeri, Hysenshahaj.
Trajner: A.Ymeri.
Gjyqtarë: K. Kola, R. Malaj, E. Pulaj (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Mema, Metko, Duraj,
Eshtë mbyllur në barazim 1-1 takimi MemaliajAlbpetrol, madje miqtë nga Patosi në pjesën e dytë Kano qenë pranë fitores. Gjatë gjithë kohës loja është shoqëruar nga një erë e fortë, që pjesën e parë ka favorizuar vendësit dh